JOQ Albania
Home

Instagram “sapo na bëri gropën”, heq opsionin që e përdornim të gjithë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/10/2019 20:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagram, një nga aplikacionet më të përdorur në botë për të biseduar apo edhe për të postuar foto ka marrë një vendim drastik.

Nisur që nga ky moment nuk do të mundni të përdorni më opsionin “Following” për të stalkëruar miqtë tuaj se çfarë pëlqejnë, komentojnë apo ndjekin.

Ndryshimi ka nisur dhe do të përfundojë tek të gjitha llogaritë në fund të javës së ardhshme.

Vishal Shah ka thënë për “Buzzfeed News”:

Jo të gjithë përdoruesit e dinin se veprimtaria e tyre u shfaqej gati të gjithëve dhe habiteshin kur e mësonin një gjë të tillë. Thjeshtësia ishte faktori nxitës”.