JOQ Albania
Home

“Do ju shkatërroj”, Trump kërcënon hapur Turqinë
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/10/2019 19:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka kërcënuar hapur Turqinë. Kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se do të “shkatërrojë” ekonominë Turke në rast se ata ndërmarrin ndonjë veprim të nxituar për të ndërhyrë pa mbështetjen e SHBA-së në territorin sirian.

Trump u shpreh:

Siç e kam thënë me vendosmëri edhe më parë, po e përsëris edhe një herë. Nëse Turqia bën ndonjë gjë që unë, e konsideroj “jashtë limiteve”, unë do ta shkatërroj plotësisht ekonominë e Turqisë"

Ky kërcënim i Trump, vjen pasi Shtëpia e Bardhë përjashtoi mundësinë e një ndërhyrje në Sirinë Veriore. Turqia kishte kërkuar më parë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për të ndërmarrë një operacion ushtarak por me sa duket ka marrë një “JO” të fortë si përgjigje.

Forcat amerikane kanë nisur të tërhiqen nga zonat përgjatë kufirit të Sirisë me Turqinë. Vetë Trump u shpreh se ka ardhur koha që SHBA-të të tërhiqen nga këto luftëra qesharake dhe pa fund.

Burimi:CNN|Përktheu dhe përshtati:JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/