JOQ Albania
Home

U përpoq të jetonte larg luksit, pasanikja 19-vjeçare shpërthen në lot pasi provon “jetën normale”
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 19:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një vajzë pasanike qau pasi u përpoq të kalonte dy netë pushime me një familje tjetër.

19-vjeçares britanike, Hattie, e cila jeton në një rezidencë 1.8 milionë paundësh me prindërit e saj, nuk i ka munguar asgjë në jetë.

Ajo mori pjesë në një episod të emisionit "Rich KidsGo Skint", në të cilin fëmijët e prindërve të pasur i bashkohen familjeve të tjera për të jetuar një jetë larg luksit.

E reja u mor nga "zona e rehatisë" për t’iu bashkuar familjes Hayward nga Berkshire.

Pete Hayward merret me pastrimin e furrave, ndërsa bashkëshortja e tij, Louise është një sociologe për humbjen e peshës.

Për shkak të burimeve të pakta financiare, ata nuk i kanë marrë kurrë me pushime dy vajzat e tyre, 7-vjeçaren, Katy, e cila ka autizëm dhe 4-vjeçaren, Chloe.

Por "e përkëdhelura" Kattie nuk është mësuar me një jetë të tillë, pasi ajo ka qenë gjithmonë e rrethuar nga luksi dhe e ka gjetur çdo gjë gati. Madje për të edhe mbajtja e çantave të saj është një punë e papritur, që s’e ka bërë kurrë më parë.

Çifti Hayward vendosën që të shkonin në një kamp pushimesh për dy net që do të kushtojë rreth 180 paund, duke zgjedhur trenin si mjet transporti, gjë e cila nuk u prit aspak mirë nga 19-vjeçarja pasanike, e cila nisi të qante.

Ajo tha: 

Nuk jam mësuar të hipi në tren për të shkuar me pushime, gjithmonë udhëtoj me aeroplan. Unë nuk kam mbajtur kurrë çanta nëpër duar. Jam mësuar me stafin e hotelit që marrin çantat sapo zbres dhe i akomodojnë në dhomën që kam prenotuar. Mendova se mund të përjetoja gjëra më të bukura, por jo.

I tronditur nga niveli i privilegjit të vajzës pasanike, Louise i thotë vajzës se për disa njerëz është mjaft e vështirë të jetosh, dhe nuk i kanë të gjithë mundësitë që ka ajo.

Louise u shpreh:

Jeta është mjaft e vështirë për disa njerëz, që nuk kanë të ardhura të mjaftueshme. Të gjithë do të dëshironim të ishim të pasur, por jo gjithmonë funksinon kështu. "

Në fund të të gjitha peripecive që kaloi, 19-vjeçarja falenderoi çiftin Hayward, ndërsa zbuloi se kishte organizuar një festë të vogël për fëmijët autikë.

Ajo e provoi se si është të jetosh edhe pa luks, pavarësisht se e pati shumë të vështirë për t’u përshtatur me një jetesë të tillë, të cilën vetëm 2 ditë mundi ta "shijonte".

Në fund të misionit, 19-vjeçarja u shpre:

Më duhet të ndaloj shpenzimet për gjërat e panevojshme dhe të padomosdoshme. Kjo eksperiencë që kalova me çiftin Hayward më bëri të kuptoja shumë gjëra, të cilat do t’i kem gjithmonë parasysh."

Burimi: LADbible|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

 

 

 

 

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/