JOQ Albania
Home

Zbulohen arbitrat, ja kush do vendosë drejtësi në ndeshjen Turqi-Shqipëri
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 19:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sfida e 11 tetorit, Turqi-Shqipëri, afron dhe sot, UEFA ka publikuar edhe emrat e arbitrave, të cilët do të vendosin drejtësi në këtë përballje të vlefshme për eleminatoret e europianit

Ai që do të vendosë drejtësi, do të jetë pikërisht, arbitri rumun, Ovidu Hategan, i cili para dy javësh arbitroi ndeshjen Dortmund-Barcelona.

Një emër i njohur ky për Shqipërinë, pasi ka vendosur drejtësi edhe në ndeshjen që kuqezinjtë kanë luajtur me Zvicrën në 2012-ën, për kualifikueset e Botërorit, ndeshje të cilën e humbëm me rezultatin 2-0.

Asistentë do të jenë Oktavian Sovre dhe Sebastian Xhorxhi, të cilët do të mbështeten nga arbitri i katërt Sebastian Klotesku.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/