JOQ Albania
Home

Tigri Bavarez thotë “mjaft”, fituesi i kupës së botës tërhiqet në moshën 35-vjeçare
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 08/10/2019 19:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ish-lojtari i përfaqësueses gjermane, Bastian Schweinsteiger, ka zyrtarizuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Gjatë karrierës së tij ai është aktivizuar më klube me emër në Evropë si Bayern Munich apo Manchester United, ndërkohë që karrierën e mbylli në kampionatin amerikan të futbollit, aty ku u aktivizua me ekipin e Chicago Fire.

Kulmin e karrierës e arriti në vitin 2014 kur së bashku me Gjermaninë e tij, ngriti trofeun e kupës së botës në tokën braziliane përballë Argjentinës së Lionel Messit.

Mesfushori u aktivizua ne 342 takime me Bayern Munich. Me Bavarezët fitoi 8 herë Bundesligën si dhe arriti të triumfonte në Champions League në finalen e vitit 2013 përballë Borussia Dortmund.

Ndërkohë që në vitin 2015 u bë pjesë e Manchester United, por aventura e tij te djajtë nuk ishte e suksesshme.

Tashmë, me sa duket për "Tigrin" ka ardhur koha që të thotë stop.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/