JOQ Albania
Home

Zajmina dhe Trejsi me shije të shtrenjta, prezantojnë orat vezulluese me çmime marramendëse
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 18:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pak muaj më parë, ish-Miss Universe, Trejsi Sejdini bëri mjaft bujë në mediat rozë, ku postoi një foto që tregonte se kishte blerë një orë super të të shtrenjtë dhe luksoze të markës zvicerane "Audemars Piguet", të llojit Royal për femra.

Por këtij trendi duket se nuk i ka shpëtuar as këngëtarja Zaimina Vasjari, e cila ka ndarë me ndjekësit një video të shkurtër në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet që edhe ajo ka blerë të njëjtën orë.

Në videon e postuar, Zaimina shihet teksa tund dorën ku bie në sy ora luksoze vezulluese, të cilën e quan "bebushen" e saj e re.

Në faqen zyrtare të markës mund të shihet se kjo orë kushton plot 38.700 dollarë, ndërsa ora e Trejsit ishte një version i limituar dhe kushtonte rreth 59 mijë dollarë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/