JOQ Albania
Home

U larguan nga Shqipëria për një jetë më të mirë, riatdhetësohen 60 shqiptarë nga Franca dhe Belgjika
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 17:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Papunësia në nivele të larta, korrupsioni që s’njeh limite dhe gjendja e vështirë socialo-ekonomike ka detyruar me mijëra qytetarë shqiptarë, kryesisht të rinj, të largohen nga Shqipëria drejt vendeve perëndimore, me shpresën për të fituar një azil.

Mirëpo, fati nuk ka qenë me shtetas 60 shqiptarë, të cilët nuk kanë mundur të sigurojnë azilin dhe janë riatdhesuar nga Franca e Belgjika.

Sipas policisë, 55 shqiptarë janë kthyer nga Franca, ndërsa 5 të tjerë nga Belgjika.

Ajo që vlen të theksohet është se ka sërish një trend në rritje të shtetasve shqiptarë që po tentojnë me çdo lloj mënyre të largohen nga Shqipëria.

Njoftimi i Policisë:

Në vazhdim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë me qëndrim të parregullt në territorin francez, si edhe për persona apo familje, të cilëve iu është refuzuar azili në Francë, mesditën e sotme u organizua operacioni i riatdhesimit, si rezultat i bashkëpunimit mes Francës dhe FRONTEX-it, me nisje nga aeroporti Lille Lesquin.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan gjithsej 60 shtetas shqiptarë, nga këta 55 nga Franca dhe 5 nga Belgjika, të cilët kishin vendim për dalje nga territori francez apo belg, për shkak të qëndrimit të parregullt apo kërkimit të azilit në këto vende.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Ndërkohë Policia Kufitare ka forcuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, në drejtim të verifikimit të dokumentacionit dhe plotësimit të kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe me patrulla të shtuara në kufirin jeshil për të parandaluar kalimin e paligjshëm të kufirit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/