JOQ Albania
Home

E frikshme, fëmija bën “xhiro” i varur pas tramvajit: A je i çmendur?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/10/2019 17:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një moment i frikshëm është filmuar në Stamboll. Një fëmijë i moshës rreth 10-vjeç shihet teksa kapet pas tramvajit dhe rrezikon jetën e tij për të bërë një xhiro.

Video është realizuar nga drejtuesi i një motori në Stamboll gjatë të dielës së kaluar. Sipas tij ishte ora 21:00 e mbrëmjes dhe tramvaji po përshkonte rrugën Baclar-Kabata.
I tronditur ndërsa e shikonte fëmijën të varur në tramvaj, ai i bëri thirrje disa herë të zbresë. Por djali i vogël vazhdoi i pashqetësuar udhëtimin ashtu i varur për disa metra.

Drejtuesi i motorrit i thotë fëmijës:

Cfarë po bën aty? A je i çmendur? Ku mendon se po shkon?”

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/