JOQ Albania
Home

Ishte kthyer në tmerrin e institucioneve shtetërore, bie në pranga “skifteri” durrsak
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 08/10/2019 17:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Policia ka bërë të mundur arrestimin e një 39-vjeçari në qytetin e Durrësit, i cili ishte i shpallur në kërkim.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se shtetasi Eduard G., ka qenë i dënuar më parë për veprën penale "vjedhje".

Të njëjtat burime pohojnë se 39-vjeçari dyshohet si autori i një sërë grabitjeve të ndodhura në disa institucione shtetërore në qytetin bregdetar.

"Blutë" e Durrësit kanë sekuestruar nën cilësinë e provave materiale një laptop dhe një qendër zëri.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Finalizohet me sukses operacioni i koduar “Elektronika” Dokumentohen disa vjedhje të ndodhura në qytetin e Durrësit.

Policia vë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim, të dyshuar si autor.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, në vijim të punës së tyre për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve që kanë kryer vepra penale në fushën e pasurisë, kryesisht në ambientet e institucioneve të ndryshme shtetërore, në bazë dhe të informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar punën duke finalizuar me sukses operacionin e koduar “Elektronika”.

Pas hetimeve të kryera dhe provave të grumbulluara kanë arrestuar shtetasin E. G., 39 vjeç, banues në Durrës, për veprën penale “Vjedhja”, person i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale dhe përsëritës në vjedhjen e institucioneve shtetërore, i cili ishte shpallur në kërkim.

Shtetasi i mësipërm, muajt e fundit pasi ka dalë nga burgu, dyshohet si autor i vjedhjeve si më poshtë:

Më datë 07.10.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se në kopshtin “Met Hasa” ka vjedhur një laptop, magnetofon dhe pajisje zëri.

Më datë 05.10.2019, në lagjen Nr. 3 dyshohet se ka vjedhur zyrat e Laboratorit të Akuakulturës dhe Peshkimit në Durrës, ku ka marrë një monitor kompjuteri, GPS dhe një video projektor.

Më date 20.09.2019, më lagjen Nr. 14 në oborrin e shkollës 9-Vjeçare “Hasan Koçi” dyshohet se ka vjedhur kabllo elektrike.

Më datë 16.09.2019, në lagjen Nr. 12 dyshohet se ka vjedhur Zyrat e Njësisë Administrative.

Më datë 14.05.2019, në lagjen Nr. 6 dyshohet se ka tentuar të vjedhë në “Dispaçerinë e Sëmundjeve të Mushkërive”.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një laptop dhe qendër zëri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Foto ilustruese

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/