JOQ Albania
Home

“Të mbetesh me gojë hapur”/ Brenda shtëpisë 2 milionë dollarë të Bebe Rexhës
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/10/2019 17:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Bebe Rexha është një ndër këngëtaret më të famshme shqiptare, e cila na bën krenarë për suksesin e saj. Gjatë viteve të fundit ajo ka njohur suksese të jashtëzakonshme në industrinë e muzikës, dhe falë kësaj nuk kanë munguar edhe të ardhurat e majme që ajo fiton.

Bebe Rexha është pronare e një shtëpie me vlerë më shumë se 2 milionë dollarë e cila ndodhet në Hollywood Hills, në Kaliforni. Vila e saj është blerë vetëm një vit më parë dhe ka tërhequr vëmendjen e shumë personazheve të mediave për t’a vizituar.

“Eonline” është njëra prej tyre, e cila ka publikuar foto brenda shtëpisë së këngëtares 30-vjeçare, nga pishina luksoze te oborri i shtëpisë.

“Eonline” shkruan se shtëpia i përket një arkitekture franceze dhe italiane. Shtëpia është mjaftueshme e rehatshme sa për t’i bërë mysafirët të ndjehen në vendin e fundit të cilin ata po vizitojnë. Oborri me mure dhe i mbyllur gjithashtu ndihmon në mbrojtjen e intimitetit të artistit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/