JOQ Albania
Home

As Mourinho e as Guardiola, Eto tregon kush është trajneri i tij i preferuar
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 16:51

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi kamerunas, Samuel Eto prej disa muajsh i ka thënë zyrtarisht lamturmirë futbollit, ndërsa tashmë ëndërron të bëhet një trajner i madh.

Në hapat e parë të profesionit të ri, ish-sulmuesi i Barcelonës dhe Interit i ka edhe një të të preferuar si trajner, të cilit do donte t’i ngjante.

Të gjithë mendojnë se Eto do zgjidhte njërin mes Guardiolës ose Mourinhos, por ai i ka surprizuar të gjithë me përgjigjen e tij.

Eto u shpreh:

Trajneri më i mirë që kam punuar? Secili është i veçantë. Nuk është e lehtë të zgjedhësh, por nëse do të më duhej të zgjidhja një, padyshim ai do të ishte i ndjeri Luis Aragones. Ai ishte për mua si një baba. Do të ishte një nder i madh të bëhesha një trajner si ai”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/