JOQ Albania
Home

Plas sherr i madh mes grave shqiptare, njëra prej tyre përfundon në spital
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/10/2019 16:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre gra shqiptare janë arrestuar nga policia pasi dyshohet se kanë rrahur një grua tjetër. Ngjarja ka ndodhur në “Rrugën B” në Prishtinë, Kosovë.

Bëhet e ditur se e dhunuara ka pasur lëndime të rënda në trup dhe për këtë ka pranuar trajtim mjekësor. Me vendim të prokurorit, të dyshuarat e dhunës pas marrjes në pyetje janë mbajtur sërish në komisariat.

Ende nuk dihen shkaqet e përplasjes mes tre grave shqiptare, por mësohet se e dhunuara nuk njihej fare me agresoret. Pas denoncimit të bërë, tre gratë e tjera janë prangosur nga policia.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/