JOQ Albania
Home

Në Itali janë të sigurt/ Milani shkarkon Xhampaolon dhe ia beson ekipin Piolit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/10/2019 14:07

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ndyshime të mëdha te skuadra e Milanit. Mediat italiane raportojnë se drejtuesit kuqezi kanë shkarkuar Xhampaolon dhe Stefano Pioli do të jetë trajneri i ri i "Djallit".

Nisja aspak e mirë e kampionatit ku rezultatet negative po vinin radhazi, por edhe loja skandaloze që zhvilloi Milani në këto shtatë javë kampionat, sollën largimin e Xhampaolos.

Lajmi i shkarkimit të tij nuk është bërë ende zyrtar nga klubi i Milanit, por mediat italiane janë të sigurta për këtë lëvizje.

Raportohet se trajneri i ri do të jetë pikërisht, Stefano Pioli, i cili pritet të firmosë ditën e sotme, teksa nesër do të zhvillojë seancën e parë stërvitore me ekipin e ri.

53-vjeçari nuk drejton një ekip pas largimit nga Fiorentina, teksa në të kaluarën ka drejtuar Parmën, Modenën, Sasuolon, Kievon, Palermon, Bolonjën, Lacion, Interin, etj.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/