JOQ Albania
Home

Zbulohet diamanti 800 vjeçar, brenda tij ka një diamant tjetër më të vogël
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/10/2019 12:55

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një diamant i pazakontë është gjetur në Siberi. Brenda diamantit qëndron i bllokuar një diamant tjetër, i cili lëviz lirshëm brenda tij.

Ky është diamanti i parë i këtij lloji në histori. Gjetja unike u bë në fushën e Nakino në Saja.

Guri i çmuar mendohet se është 800 milionë vjeçar. Ai peshon 0.122 gram dhe ka një madhësi prej 4.8 × 4.9 × 2.8 mm.

Shkencëtarët rusë besojnë se fillimisht u formua diamanti brenda, ndërsa i jashtmi u shfaq më vonë. Diamanti i brendshëm ndodhet brenda një zgavre të mbyllur, ku mund të lëvizë lirshëm.

Kjo zbrazëti mes dy diamanteve ka një vëllim prej vetëm 6 milimetër kub. Ajo çfarë i habit më shumë të gjithë është sesi u formua hapësira mes dy diamanteve.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/