Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ka qenë sëfundmi në një vizitë disa ditore në Serbi. Aty është takuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Mirëpo, ajo që ka rënë në sy dhe u ka bërë përshtypje serbëve, ka qenë automjeti luksoz me të cilin lëviz Erdogan. Bëhet fjalë për një veturë limuzinë të markës “Benz”.
Mediat serbe e kanë cilësuar si të “jashtëzakonshme” dhe ndoshta për ta është vërtetë e tillë. Krerët e shteteve lëvizin përgjithësisht me automjete të modeleve të fundit, të ndryshme nga njëra-tjetra, me kushtet dhe komoditetet që duhen për të pasur një udhëtim komod. Përgjithësisht ato janë të blinduara.