Mund të pini sa doni, ky është bari ku nuk shiten pije për gotë por për orë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08.10.2019, 07:38

Nëse do të inkurajosh njerëzit që të pinë për qejf pa e vrarë shumë mendjen për paratë që po harxhojnë atëherë mund të ofrosh pije për orë në vend të pije për gotë.

Pikërisht këtë metodë ka zgjedhur që të zbatojë një bar në Missouri.

Kjo është një ide disi kontroverse, por për të gjithë ata që duan të pinë dhe mos harxhojnë shumë para, ky është vendi i duhur.

Bari, i cili mban emrin Open Concept, është hapur në South City, Shën Louis të premten më 4 tetor. Ideja pas kësaj praktike është pak a shumë e njëjtë me atë që quhet 'open bar'.

Konkretisht, në vend që të paguani për çdo pije që pini, tek Open Concept ju do të pagueni në bazë të orëve, gjatë të cilëve vizitorët mund të pinë sa të duan.

Konsumatorët e këtij bari paguajnë 10 dollarë për pijet premium dhe 20 dollarë në orë për pijet më të larta të raftit.

Në uebsajtin e këtij bari shkruhet:

Tek Open Concept të gjitha pijet i kemi ne, edhe pse ju duhet të paguani në orë për të aksesuar hapësirën tonë. Në barin tonë ne nuk shesim pije, ne shesim kohën."

Me pak fjalë për 10 dollarë ju mund të pini sa pije të përballoni brenda një ore, ose edhe më shumë.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit