JOQ Albania
Home

Aldo Teqja: Jam mirë. Prindërit e futbollistit: Djali ra, nuk u hodh vetë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 23:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e së shtunës, kryeqyteti i Tiranës, më konkretisht, zona e Komunës së Parisit u trondit nga aksidenti i portierit të Partizanit, Aldo Teqja, i cili ra nga kati i shtatë i pallatit ku banonte.

Fillimisht u raportua se lojtari është vetëhedhur pas një debati me partneren e tij, por sot, në emisionin "Proçesi Sportiv" është zbuluar se ka qenë një aksident.

24-vjeçarit iu kërkua nga nëna e tij të rregullojë tendën në ballkon dhe për fat të keq në atë moment ka ndodhur gjithçka. Tendat e kateve më poshtë, zona e lulishtes dhe mbi të gjitha fati i tij, bën që gjithçka të kalojë paq.

Babai i Aldos u shpreh:

Dua të përgënjeshtroj të gjitha mediat dhe portalet, djali im ka pësuar një aksident. Gjithashtu dua të falenderoj të gjithë stafin e spitalit të traumës, Klubin Partizani dhe Federatën Shqiptare të Tutbollit për ndihmën që na kanë dhënë. Gjithashtu dua të theksoj se e fejuara e djalit së bashku me prindërit e saj kanë qenë këtu me ne që nga dita e parë dhe deri më tani. Aldo do të kthehet shumë shpejt si kampion”,

Nga ana tjetër, vetë lojtari duket mirë, madje ka folur për mikrofonin e "Top Channel" në prani edhe të të fejuarës së tij, ku ka deklaruar se e keqja ka kaluar.

Vetë Aldo Teqja u shpreh:

Ndihem mirë…më e keqja kaloi, do të rikthehem shpejt në fushën e lojës”.

Aldo Teqja është 24 vjeç, aktualisht portieri i dytë i Partizanit. Pas 3 viteve të kaluara te skuadra e Skëndërbeut, verën e fundit vendosi të kalojë në kryeqytet. Ai njihet si një portier me të ardhme, ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/