JOQ Albania
Home

E bujshme nga Italia/ Spalleti i thotë “PO” Milanit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i bujshëm ka ardhur nga Italia. Luciano Spalleti pritet të jetë trajner i ri i Milanit. "Sky Sport Italia" vjen me këtë lajm "bombë", teksa raporton se ish-tekniku i Interit iu ka thënë "po" kuqezinjve.

Drejtuesit e Milanit janë lodhur me Xhampaolon dhe kanë rënë dakord me Spalletin, por "Djalli" duhet të ulet në tavolinë me Interin dhe të bien dakord për prishjen e kontratës, nga e cila Spalleti përfiton 10 milionë euro.

Spalleti ka një kontratë me Interin, edhe pse është larguar nga ky klub në fundin e sezonit të shkuar dhe vendin e tij e zuri Antonio Conte.

Që të marrë drejtimin e Milanit, Spalletit do i duhet të gjejë gjuhën e përbashkët me Interin. Nga ana tjetër, drejtuesit kuqezinj, janë gati t’i garantojnë një rrogë të majme italianit. Të shohim si do rrjedhin ngjarjet…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/