Një piton, me një gjatësi prej 5.6 metrash, është gjetur në Florida duke u bërë kështu gjarpri i dytë më i gjatë i kapur në botën e egër.
Për t'i vënë gjërat në prespektivë ky zvarranik është tre herë më i gjatë se ndonjë mik i juaj që është 1.8 metra i gjatë.
Pitoni u kap në Rezervatin Natyror Big Cypress më 22 shtator nga Cynthia Downer dhe Jonathan Lopez, anëtarë të Florida Fish and Wildlife Conservation Commission (FWC) Python Action Team.
Ky komision ndau edhe një disa foto të pitonit të kapur, i cili pozonte së bashku me Cynthia dhe Lopez-in.
Edhe pse shumë njerëz mund të tmerrohen nga prania e këtyre zvarranikëve me gjak të ftohtë dy anëtarët e skuadrës dukeshin shumë të lumtur me 'trofeun' e tyre.
Në një njoftim për shtyp, organizata shpjegonte se kapja e gjarprit femër ishte shumë e rëndësishme pasi kjo parandaloi që ajo që të lëshonte diku tek 30 apo 60 të vegjël sa herë që shumoheshe.
Komentuesit në Facebook thanë se e kuptuan që ishte femër në momentin që morën vesh për gjatësinë pasi meshkujt nuk e arrijnë kurrë atë gjatësi.
Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania