Këto janë kompanitë shqiptare që shesin elektroshtëpiake falso dhe si t’i dalloni ato

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.10.2019, 16:27

Për fat të keq në tregun shqiptar të elektroshtëpiakeve mashtrimi i rëndë me produktet e falsifikuara vazhdon.

Disa dyqane vazhdojnë të kryejnë veprën e rëndë penale të falsifikimit, duke u shitur konsumatorëve shqiptarë “sapunin për djathë”.

Duke qenë se autoritet shtetërore që e kanë për detyrë ta ndalojnë një gjë të tillë, janë inekzistente, atëherë konsumatorit shqiptar nuk i mbetet gjë tjetër veçse të mbrojë veten.

Por cilat janë disa nga elementët se si t’i dallojmë këto produkte fallso?

Produktet e falsifikuara që shiten në tregun shqiptar, janë në shumicën e rasteve elektro-shtëpiake të vogla si shtrydhëse frutash, tharëse flokësh etj.

Zakonisht këto imitime falsifikojnë produkte të markave si Bosch, Tefal dhe Philips.

Parametra më të larta se sa përballon një produkt normal

Një element që bie menjëherë në sy dhe që mund të bëjë të kuptohet lehtë se jemi përballë produkteve fallso, është se ato kanë parametra shumë më të lartë se normalja.

Për shembull, fjala bie, një tharëse flokësh, e cila në kushte normale ka një fuqi prej 2.400 Watt, në falsifikimet e produkteve të mësipërme, shkon deri në 5.000 Watt.

Rreziku i tharëseve të tilla është që nisin të vijnë era të djegur shumë shpejt dhe në fakt mund të digjen dhe të dalin jashtë përdorimi, ndryshe nga produktet origjinale.

Çmimi, ai që “demaskon” produktet fallso

Gjithashtu, një tjetër element që i dallon këto produkte të falsifikuara është çmimi i tyre tepër i lirë.

Ato mund të arrijnë çmime deri në 70% më lirë se i njëjti produkt origjinal, në një periudhë kur zakonisht në treg nuk bëhen oferta të tilla.

Një tjetër element dallues që e bën më të lehtë të pikasni një produkt fallso, është se zakonisht ato shoqërohen vetëm nga një fletë e vetme instruksionesh në brendi të kutisë, ndërkohë që produktet origjinale shoqërohen nga garancia dhe manuali i përdorimit, që është një libër i mirëfilltë i përkthyer ne disa gjuhë.

Tregtimi i produkteve të falsifikuara është vepër penale!

Këto produkte të falsifikuara përbëjnë një vepër penale për ata që i tregtojnë, sepse në këtë mënyrë këta shitës mashtrojnë konsumatorin shqiptar, duke tregtuar produkte të pa autorizuara dhe të pa certifikuara.

Shitja e produkteve të falasifikuara përbën një vepër penale në Shqipëri.

Sipas Kodit Penal, në Nenin 149/a Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale (Shtuar me ligjin nr. 23/2012, datë 1.3.2012, neni 21):

Prodhimi, shpërndarja, mbajtja për qëllime tregtimi, shitja, ofrimi për shitje, furnizimi, shpërndarja, eksportimi ose importimi për këto qëllime i:

  1. c) mallrave ose shërbimeve që mbrohen nga një markë tregtare, pa pëlqimin e pronarit të markës tregtare;

të kryera me dashje, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në një vit. Po kjo vepër kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet.

Edhe për sa kohë institucionet shtetërore do ta tolerojnë këtë plagë tregtare, që e bën Shqipërinë të ngjasojë më shumë me një tezgë afrikane, se sa me një treg, në dyert e Bashkimit Evropian?!

Më poshtë janë disa furnitore që shesin produkte të falsifikuara, duke i importuar dhe shitur në tregun shqiptar ato. Autoritetet e kanë fare të lehtë që t’i verifikojnë dhe t’i godasin këto raste flagrante, mjafton të kenë vullnetin për ta bërë.

Disa nga subjektet që shesin produkte të falsifikuara:

  • (ESHREF DAKO) – Nipt K61320001U – Elektroshtepiake dhe Ene kuzhine, Tregu i Medresesë Tiranë, te pjesa e shumicës.
  • (Greta Mihalla) – Nipt L32211007U – Kujdesi personal dhe elektroshtepiake, tregu i Medresese. Tiranë.
  • (Al-star Elecrtonics) – Nipt L61311017I – Aksesore telefonash dhe me kërkesë.
  • (L & D) – Nipt K31321019B – Elektroshtepiake dhe kujdesi personal.
  • Gleni S.L – Nipt K99706502T – kryesisht elektronike.
  • Dyqani i madh me emrin “Flori” perballë tregut të Medresesë në Tiranë, nga ana tjetër e unazës.

Ndërkohë faqe online që shpesh shesin produkte të falsifikuara, janë:

www.movida.al

www.shoppingtv.al

www.buzisport.com

https://jb-electronics.al/

https://www.gjejevete.al/

https://balkmall.com/

https://elektromarket.al/

Më poshtë mund të shihni në galerinë e fotove se si mund të dalloni produktet origjinale, nga ato fallso që tregtohen në Shqipëri.

*Shënim: Ky artikull është i sponsorizuar nga një palë e tretë. Sponsorizuesi është mbajtës i të drejtave autoriale. Publikimi i këtij artikulli nuk shpreh qëndrimin apo opinionin e JOQ Albania.*

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit