JOQ Albania
Home

Për herë të parë në kombëtare/ Selahi: Më donte edhe Belgjika, ja pse nuk shkova
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 14:14

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga surprizat e Edi Rejës në listën e e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajtit tetor, ndaj Turqisë dhe Moldavisë, ishte edhe Lindon Selahi.

Mesfushori shqiptar, aktivizohet rregullisht në kampionatin holandez me Tuenten dhe shihet si një lojtar premtues për të ardhmen, kjo edhe për shkak të moshës së tij të re.

Për Selahin, mundësi zgjedhje ka qenë edhe Belgjika, pasi ai ka pasur mundësi të luajë me të rinjtë e këtij shteti, por, duket se mesfushorin e ka thërritur gjaku.

Ai u shpreh:

Mendoj se e kam merituar këtë ftesë. Që i vogël ka qenë dëshira ime që të luaj në Kombëtare. Jam më i vogëli, por shpresoj që të luaj, trajneri vendos në fund dhe mendoj se jam gati. I njoh futbollistët disa pasi Seferin e kam njohur, ashtu edhe Ramadanin. Kur kam qenë i ri kam luajtur me Belgjikën sepse nuk më ka ftuar Shqipëria, por tani që më thirri Shqipëria e vendosa. Edhe tani më ka kërkuar Belgjika, por kur e ndjen veten shqiptar, shkon 100% te Shqipëria. Ka pasur momente që nuk kanë qenë mirë por tani jemi mirë. Mendoj se kemi shans për të kaluar në Europian dhe në Turqi e Moldavi shkojmë për të fituar dhe për të luajtur mirë. Mund të luaj kudo në mesfushë por mund të luaj më mirë si numër 8. Nuk e kam problem edhe si “6” apo “10”. Për momentin jam në sezonin e parë te Tuente, por jam mirë. Nuk po shoh lart, por jam mirë. Ëndrra ime është të luaj sa më shumë minuta dhe të luaj me Kombëtaren. Ëndrra është të kualifikohemi dhe të fitojmë në Kupat e Europës”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/