JOQ Albania
Home

Xhampaolo drejt shkarkimit, drejtimin e Milanit mund ta marrin dy ish-interistë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 13:54

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milani nuk po kalon një moment të mirë në Serinë A. Pavarësisht fitores ndaj Genoas, kuqezinjtë sërish luajtën dobët dhe e gjithë përgjegjësia bie mbi trajnerin, Marko Xhampaolo.

Në kampin kuqezi po mendojnë seriozisht ta shkarkojnë trajnerin Xhampaolo, loja e të cilit nuk ka bindur fare drejtuesit e aq më tepër tifozët.

Jo vetëm në ndeshjet e fundit, por në këto 7 javë perfomanca e “Djallit” ka qenë shumë zhgënjyese dhe i mungon identiteti.

Sipas reporterit të "SKY Sport Italia", Peppe Di Stefano, Milani ka filluar nga puna për të gjetur emrin e duhur si pasardhës i Xhampaolos.

Dy emrat e parë në listë janë dy ish-trajnerë të Interit, Stefano Pioli dhe Luciano Spalletti, ky i fundit është më favorit. Të shohim çfarë zgjedhje do bëjë Milani.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/