JOQ Albania
Home

Bota e sportit në zi/ Rrëzohet nga kati i gjashtë, ndahet nga jeta futbollisti
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 13:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm i keq ka tronditur sot botën e futbollit. Lojtari argjentinas, Ezeguel Esperon, ka humbur jetën pasi ka rënë nga tarraca e katit të gjashtë, teksa po argëtohej me miqtë e tij.

Mediat argjentinase raportojnë se mesfushori ka rënë pasi është mbështetur në një kangjellë, e cila nuk ishte forcuar si duhej dhe nuk e ka mbajtur peshën e tij.

Esperon, 23-vjeçar ishte në fillimet e karrierës së tij dhe kishte shumë ëndrra të cilat i la përgjysmë.

Ai e nisi karrierën me klubin All Boys nga Buenos Aires, para se t’i bashkohej klubit brazilian, Sport Club Internacional. Klubi i tij i fundit ishte Atlante de Mexico, ku luajti në 12 ndeshje.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/