Mes pemëve fshihet një grabitqar i rrezikshëm, por vetëm më symprehtit mund ta dallojnë

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 07.10.2019, 13:28

Një nga macet e mëdha më të rralla në botë është fshehur në këtë foto, por është kamufluar aq mirë sa është pothuajse e pamundur që ta dallosh.

Thuhet se kanë mbetur vetëm 102 leopardë Amur(ose leopardë siberianë) që jetojnë në botën e egër, po aftësitë e tyre për t'u kamufluar u japin një avantazh të madh për të mbijetuar edhe pse janë në rrezik zhdukjeje.

Në foton e marrë mes pemëve, vetëm më symprehtët mund ta dallojnë se ku ndodhet grabitqari, pasi gëzofi i tij është tejet i ngjashëm me habitatin që e rrethon.

Habitati i tyre natyral është Siberia dhe këto foto janë shkrepur në tokën e një rezervati natyror që ndodhet në Lindjen e largët të Rusisë.

Kjo zonë është një park që është krijuar nga Kremlini në përpjekje për të ruajtur këtë specie. Fotot që shihni më poshtë janë marrë nga Andrey Troyanov, i cili punon në këtë rezervat.

Në këtë zonë jetojnë 86 felinë të rritur dhe 21 të vegjël, dhe ndërsa leopardët vazhdojnë të jenë ende specie në rrezik zhdukjeje, dy dekada më parë në këtë zonë gjallonin vetëm 30 të rritur për shkak të gjuetisë së pakontrolluar.

Disa prej tyre mund të jenë në kopshte zoologjike rreth e qark botës, por 100 vite më parë, kjo mace e madhe mund të gjendej në gadishullin korean, në disa provinca në Kinë si dhe në zona të Rusisë lindore.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit