JOQ Albania
Home

Dëgjohen lutjet për Aldo Teqjen, futbollisti fiton duelin me jetën
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 07/10/2019 9:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mbrëmjen e së shtunës, një ngjarje e rëndë tronditi kryeqytetin. Portieri i Partizanit, Aldo Teqja, është hedhur nga kati i gjashtë i pallatit duke u shtruar menjëherë në spitalin e traumës.

Mrekullisht, ai ka arritur t’ia hedhë paq kësaj drame, ndërsa tashmë është jashtë rrezikut për jetën. “Sport Ekspres” mëson edhe gjendjen e futbollistit, ku të gjitha lutjet për të, mesa duket janë dëgjuar.

Teqja është koshient për veprimet e tij, flet dhe komunikon normalisht me personat që e vizitojnë ndërsa ndodhet i shtruar. Gjendja ishte më e qetë në ditën e sotme.

I vetmi problem është pjesa e ushqimit, por sipas mjekëve është tërësisht normale pas asaj që kaloi. Ndërkohë ditën e nesërme do të ketë edhe një tjetër vizitë, për të përcaktuar më mirë situatën shëndetësore të Teqjes.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/