JOQ Albania
Home

U largua nga politika pas gafave të shumta, Joleza Koka i futet biznesit
Shkruar nga: L Çela | Publikuar më: 06/10/2019 19:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

U bë e famshme për gafat e saj të njëpasnjëshme por pasi e mbushi kupën, ish-kryetarja e FRESH, Joleza Koka është larguar nga jeta politike për t’u bërë menaxhere e një biznesi në jug të vendit.

Ajo ka vite që është e lidhur me Laert Kolën, i njohur si aktivist i “Mjaft” disa vite më parë.

Por duke qenë personazhe publike ata nuk janë shfaqur asnjëherë bashkë duke e mbajtur të fshehtë jetën e tyre private dhe duke u fokusuar më shumë tek karriera politike.

Panorama ka publikuar disa foto ku Joleza ndodhet në zonën e ish-bllokut dhe në krah të saj është Laerti, me të cilin ka tashmë shumë vite lidhje, dashuri dhe bashkëjetesë.

Nuk dihet se si po i shkojnë punët jashtë politikës por nga fotot nuk duket aspak keq.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/