JOQ Albania
Home

Dëmtim i frikshëm, Elseid Hysaj lë fushën e lojës me barelë
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 19:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pikërisht në ndeshjen e tij të parë si titullar me fanellën e Napolit këtë sezon, mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj ka pësuar një dëmtim të frikshëm.

Futbollisti kuqezi i Napolit, është përplasur keq në sfidën e sotme ndaj Torinos, teksa është detyruar të lërë fushën e lojës me barelë në minutën e 35-të të pjesës së parë.

Pas një dueli me Ansaldin, shkodrani, është rrezuar keq, duke dëmtuar pjesën e qafës.

Një lajm i keq edhe për Kombëtaren shqiptare, në prag të sfidës ndaj Turiqisë, teksa me shumë gjasa, trajnerit Reja i duhet të bëjë pa kapitenin.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/