Ka bërë gjithçka për t’u dukur si Angelina Jolie, e reja ‘misterioze’ përfundon pas hekurave

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06.10.2019, 19:00

Një vajzë e cila njihet gjerësisht për përpjekjet e shumta që ka bërë për t'i ngjarë aktores Angelina Jolie, raportohet të jetë vënë në pranga.

Sipas autoriteteve iraniane, 22-vjeçarja akuzohet për një sërë veprash penale.

E reja, e njohur si Sahar Tabar, thuhet të ketë bërë një numër të madh operacionesh për t'u dukur ashtu siç duket sot, por gjithsesi ajo ka treguar disa herë që pamja e saj e frikshme ishte rezultat i grimit dhe editimit.

Në të shkuarën Tabar-it i janë referuar edhe si versioni 'zombie' i Jolie, për shkak të ngjyrës së zbehtë që ka në fytyrë dhe hijeve të errëta që ka nën sy.

Sipas BBC News, 22-vjeçarja është vënë në pranga pasi disa qytetarë janë ankuar për të.

Nuk dihet ende se kur është arrestuar saktësisht Sahar-i, por ajo akuzohet për blasfemi, nxitje të dhunës, marrje të paligjshme të pronave, fyerje për kodin e veshjes së vendit dhe inkurajimin e të rinjve për të bërë korrupsion.

Sahar është njëra nga shumë 'influencues' që janë akuzuar për shkelje të ligjit në Iran.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit