JOQ Albania
Home

Ftesa e parë me Kombëtaren shqiptare, futbollisti nga Kumanova: Gjithmonë për kombin tim
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 16:20

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një nga surprizat e listës së sotme të trajnerit të kombëtares shqiptare, Edi Reja, ishte edhe Taulant Seferi, i cili ka marrë për herë të parë ftesënga kuqezinjtë.

Së bashku me Lindon Selahin, ishin risitë e trajnerit italian për dy ndeshje shumë të rëndësishme të këtij muaji, ndaj Turqisë dhe Moldavisë, të cilat do të përcaktojnë shumë për të ardhmen e Shqipërisë.

Gjithsesi, ai që e ka pritur prej kohësh me padurim këtë ftesë është pikërisht, Taulant Seferi.

Djaloshi nga Kumanova, edhe pse ka pasur interes të vazhdueshëm nga Maqedonia e Veriut, ka pritur vetëm kombëtaren shqiptare. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, 22-vjeçari shfaqet shumë i lumtur.

Ai shkruan:

Faleminderit te gjithëve qe gjetët kohë të më shënoni, të më telefononi. Zgjedhjen time nga trajneri Edi Reja e pranova me gjithë qejf. Jam shumë i lumtur dhe më në fund ëndrra ime po bëhet realitet. Do jem gjithmonë për kombin tim.

Kujtojmë që Taulant Seferi është një futbollist që luan në repartin e sulmit. Është 22-vjeç dhe është pjesë e zvicerianëve të Young Boys, por aktualisht është  i huazuar Xamaxi, po në kampionatin zvicerian.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/