JOQ Albania
Home

Neymar nuk ndreqet kurrë, i dedikon këngën që ajo e ka kënduar vetë ish-të dashurës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e menduan të larguar, por Neymar pa ka marrë për dore PSG-në këtë fillim sezoni, teksa po shënon rregullisht për ekipin francez.

Edhe mbrëmjen e djeshme, në ndeshjen e fituar me rezultatin 4-0 përballë ekipit të Angers, braziliani shënoi golin e katërt në fundin e sfidës.

Ajo që ra në sy ishte festa e Neymarit, i cili improvizoi sikur po merrte dikë në telefon. Ndërkaq, ka qenë vetë braziliani ai që ka sqaruar se çfarë ka dashur të thotë, nëpërmjet një njoftimi në Instagram.

Neymar është munduar të improvizojë fjalët e një teksti kënge që është kënduar nga Anita, me të cilin 27-vjeçari ka pasur një lidhje dashurie para pak kohësh.

Fjalët e Neymar:

Ej çkemi? Të telefonova. Duhet të jesh e zënë. Gjithçka mirë, po provoj një tjetër kontakt”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/