Charlotte Walton, si të gjitha vajzat, donte që i ati të ishte në ditën e saj të dasmës për ta përcjellë drejt altarit.
Por, duke qenë se, për fat të keq, babai i saj Mick Barber kishte ndërruar jetë si pasojë e kancerit në prill, ajo gjeti një mënyrë që ai të mos mungonte në ditën e saj të madhe.
26-vjeçarja nga Stoke-On-Trent, u martua me bashkëshortin e saj Nick në gusht dhe ëndrra e saj që babai t'i mbante dorën ndërsa e dorëzonte tek bashkëshorti nuk mund të realizohej.
Por, për fat të mirë, kushërira e saj, Kirsty gjeti një mënyrë që babai i Charlotte-s të 'ishte me të gjatë dasmës. Kështu, ato morën pak nga hiri i të ndjerit dhe e vendosën tek thonjtë e akrelikut që iu bënë nuses atë ditë.
Charlotte tregon:
Kur morën vesh se kanceri i Mick ishte i pashërueshëm, çifti u munduan t'i përshpejtonin përgatitjet për dasmën që ai të ishte i pranishëm, por ai ndërroi jetë në prill.
Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania