“Shoferët e kësaj makine të famshme gjermane janë më të paaftët e më të pavëmendshmit në rrugë”

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 06.10.2019, 12:42

Shoferët e makinave Audi janë më të këqijtë. Të paktën në këtë përfundim ka dalë një studim i realizuar së fundmi.

Sipas kërkimit të realizuar nga Van Monster rezulton se pronarët e këtyre automobilave gjermanë janë më pak kompetentë, të vëmendshëm dhe të sinqertë. Kuptohet se këtu po flasim brenda kornizave të qarkullimit rrugor dhe jo në jetën e përditshme.

Në kuadër të këtij studimi janë mbikqyrur 2,000 shoferë dhe rezultoi se drejtuesit e Audi-t ishin më të predispozuarit për të kryer 17 nga 33 kundërvajtje drejtimi.

Drejtuesit e Seat rezulton të ishin më të prirurit për të ecur rrugës me 'inat', ndërsa drejtuesit e Volvo e mbajtën deri në fund reputacionin e tyre dhe doli që ishin më të sigurt dhe të përgjegjshëm, të ndjekur nga pas nga drejtuesit e Hyundai dhe Honda.

Sa i përket shoferëve të BMW-ve, për habi, rezultoi se ka pak të ngjarë që ata të kryenin ndonjë shkelje gjatë qarkullimit.

Drejtuesit e Range Rover-ave ka shumë të ngjarë që ta hapin derën e makinës afër automjeteve të tjera duke thyer ndonjë pasqyrë, megjithëse ndoshta kjo është diçka që ka të bëjë me madhësinë e këtyre automjeteve.

Të kthehemi të shoferët e Audit, ata ishin të dytit në radhë sa i përket hedhjes së mbeturinave nga dritarja, ndërsa vendin e parë e mbanin drejtuesit e Nissan.

Sipas një studimi të realizuar vitin e shkuar nga GoCompare tre vendet e para për shoferët më të këqij i mbanin, drejtuesit e BMW, në vend të parë, drejtuesit e Audi, në vend të dytë dhe drejtuesit e Mercedes, në vend të tretë.

Burimi:LAD BIBLE|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit