JOQ Albania
Home

Sfida e titullit në Serinë A, sonte luhet Inter-Juventus
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 10:17

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sonte në mbrëmje e gjithë vëmendja e futbolldashësve do jetë e kthyer nga Milano, aty ku Interi do të presë Juventusin në ndeshjen e javës së shtatë të kampionatit italian.

Inter-Juventus është padyshim dueli më i pritur nga tifozët, sidomos në këtë sezon që ka nisur pasi duket një garë mjaft e fortë mes të dyja ekipeve për titullin kampion.

Aktualisht, në këto gjashtë javë, zikaltërit e drejtuar nga Antionio Konte janë të pamposhtur në kampionat, ku kanë regjistruar gjashtë fitore në po kaq ndeshje.

Në anën tjetër, Juventusi i Sarrit ka dy pikë më pak në renditje. Interesant është dhe fakti se Konte luan kundër së kaluarës së tij, Juventusit. Padyshim një sfidë e gjitha për t’u shijuar sonte…

Ja formacionet e mundshme:

Interi: Handanovic; Godin, de Vrij, Skriniar; D’Ambrosio, Barella, Brozovic, Sensi, Asamoah; Martinez, Lukaku

Juventusi: Szczesny; Cuadrado, Bonucci, de Ligt, Sandro; Pjanic; Rabiot, Matuidi; Ramsey; Higuain, Ronaldo

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/