JOQ Albania
Home

I dëmtohet Zapakosta, Roma hedh sytë nga lojtari i kombëtares shqiptare
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 06/10/2019 10:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Roma nuk ka bërë një nisje të mirë të sezonit në Serinë A, ndërsa sikur mos mjaftonte forma e dobët e ekipit, skuadra kryeqytetase duhet të përballet edhe me dëmtimet.

Së fundmi, mbrojtësi i djathtë, i ardhur në huazim nga Chelsea, Davide Zapakosta, ka këputur ligamentin në gjurin e tij të djathtë dhe pritet të qëndrojë larg fushave të lojës rreth 5-6 muaj.

Kjo situatë, ka bërë që verdhekuqtë të ndjekin me vëmendje situatën e mbrojtësit shqiptar, Elseid Hysajt. Nga ana tjetër, shqiptari nuk po kalon një moment të mirë te Napoli dhe prej kohësh është në kërkim të një skuadre të re për të vazhduar karrierën e tij.

Roma interesohej për Hysaj edhe në merkaton e verës, por pamundur të gjejnë një marrëveshje me klubin e lojtarit që kërkonte të paktën 20 milionë euro, për ta lënë të lirë futbollistin.

Tashmë kryeqytetasit italian kanë rikthyer interesimin për 25-vjeçarin dhe në merkaton e janarit mund të bëjnë një tentativë për ta marrë në skuadër.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/