Dy emigrantët muslimanë shqiptarë u bëjnë italianëve atë që s’e prisnin kurrë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.10.2019, 08:26

Dy emigrantë shqiptarë janë bërë mjaft të njohur në Itali, ku jetojnë e punojnë prej vitesh, fama e tyre i dedikohet një akti që është për të hequr kapelen. Ata kanë vendosur të rindërtojnë falas për komunitetin ku jetojnë, kishën katolike

Akti i emigrantëve ka tërhequr jo pak vëmendje mediatike në Pratola Peligna të Italisë, pasi që nga e premtja dy shqiptarët Luan Hallulli dhe Arbert Muça, kanë shkuar në kishën e San Rocco-s dhe ia kanë nisur punës pa kërkuar asnjë qindarkë.

Kujdestarja e Kishës, e cila kishte një sërë dëmtimesh i ka falenderuar përzemërsisht shqiptarë, duke thënë se askush nuk e kishte bërë ndonjëherë një akt të tillë.

Emigrantët janë shprehur:

Ne do të kujdesemi për të. Zoti është një dhe ai do të jetë i lumtur të shohë shtëpinë e tij më të bukur dhe mikpritëse”.

Ndërkohë, Luani shton:

Gjithçka ishte e shkatërruar, plot me vrima në mure dhe rrënoja në çdo cep… Zonja që kujdeset për kishën e lumtur na tha: Zoti ju bekoftë, askush nuk e kishte bërë ndonjëherë diçka të tillë për kishën”.

Por ajo që e ka bërë edhe më domethënëse këtë gjest të shqiptarëve, ka qenë fakti se Luani dhe Arberti janë myslimanë.

Ata theksojnë:

Megjithatë ne jemi fëmijë të zotit nuk ka asgjë për të qenë katolik, ortodoks apo mysliman, ne besojmë vetëm në një zot dhe ai është ai që na drejton në atë që bëjmë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit