“Është vetëm 7-vjeçe”/ Familjarët e Rias së vogël me leucemi kërkojnë ndihmën e shqiptarëve për ta shpëtuar

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05.10.2019, 19:56

Lefteri Kola është një vajzë 7-vjeçare e cila, për fat të keq, është diagnostikuar me leucemi.

Ria, siç e thërrasin familjarët për shkurt, për momentin është e shtruar në Spitalin Onkologjik në Athinë.

Siç thonë edhe familjarët e saj, vajza bëri për dy muaj vizita dhe analiza në Spitalin e Fierit dhe të Tiranës por mjekët vazhdonin t'u thoshin që ajo nuk ka asnjë problem.

Por, duke qenë se Lefteria nuk ngrihej dot as në këmbë, prindërit, me ndihmën e të afërmve, i bënë një vizitë jashtë shtetit ku morën edhe lajmin e trishtë për diagnozën.

Për trajtimin që ka nevoja vajza familjes i duhet të sigurojë rreth 20-30 mijë euro, para të cila ata nuk mund t'i grumbullojnë të vetëm.

Në një mesazh dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania, një familjar i vajzës shkruan:

Pershendetje joq. Kjo esht Ria e vogel(Lefteri Kola) per momentin esht e shtruar ne spitalin onkologjik ne athine sepse u diagnostikua me leucemi. Fatkeqesisht familja se perballon dot trajtimin qe shkon nga 20-30mije€. Femija beri per dy muaj vizita dhe analiza ne spitalin e fierit dhe tiranes dhe si perfundim rezultoi sikur s'kishte asnje problem. Ngaqe nuk mund as te ngrihej ne kembe prinderit me ndihmen e te afermve i ben nje vizite jashte dhe u diagnostikua. Do ju lutesha dikush qe ka mundesi te ndihmoje per sherimin e saj esht vetem 7vjec e gjysem. Bashkangjitur keni dhe dokumentin qe tregon per vertetesine e diagnozes dhe nr. e llogarise te se atit."

Për të gjithë ata që kanë mundësi dhe duan ta ndihmojnë vogëlushen, në fotografinë më poshtë keni të dhënat e llogarisë bankare ku mund të kontribuoni.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit