E lanë të lirë gjatë natës/ Maçoku ‘lakmitar’ çiftohet me 5 mace, pronarët detyrohen t’i bëjnë serum

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05.10.2019, 18:26

Një maçok lakmitar është bërë për serum pasi kaloi një natë të 'çmendur' në prani të shumë maceve.

Pronarët, Zonja dhe Zoti Zhao, e kishin lënë maçokun Xiaopi në një hotel kafshësh në një provincë në Kinën Jugore më 1 tetor.

Por, kur e morën, ata vunë re se macja ishte e rraskapitur pasi ishte çiftuar me të paktën 5 mace të tjera. Pronari i tij, zoti Zhao tha se e kishte njoftuar paraprakisht hotelin se maçokun nuk e kishte sterilizuar.

Si duket, punonjësit e hotelit i linin kafshët të lira gjatë natës, jashtë kafazeve dhe ato kishin bërë ç'u kishte dashur qejfi.

Zhao shkruante në një postim të tijin në mediat sociale:

Mendova se ishin profesionalë, por stafi nuk e kishte ushqyer gjatë ditës, ndërsa gjatë natës e kishin lënë të lirë që të bënte ç'të donte. Po, të gjitha kafshët ishin të lira të bënin çfarë të donin, ndërsa punonjësit kishin shkuar në shtëpi."

Mes orës 10.40 dhe 5 të mëngjesit, maçoku im u çiftua me 5 mace të tjera! Të paktën aq mund të shihja unë nga kamerat e sigurisë."

Më tej pronari i Xiaopi-t tha se punonjësit e hotelit patën edhe guximin të revoltoheshin e t'i thoshin që pronarët e maceve nuk kishin plane për kotele.

Si përfundim, Zhao tha se hoteli kërkoi falje për incidentin dhe ofruan të paguanin faturën e terapisë me lëngje që iu bë maçokut të rraskapitur.

Burimi:Mirror|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit