‘Ti do bëhesh e dashura ime e parë’/ I riu i propozon shoqes së klasës me prezantim Power Point-i

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05.10.2019, 13:51

Kur vjen puna tek propozimet, disa përdorin fjalët, disa dërgojnë lule dhe disa të tjerë përdorin prezantime PowerPoint-i.

Berner Moreno dhe Nicole Harris e kishin bërë gjimnazin në të njëjtën shkollë në Arizona, por gjithsesi filluan të shoqëroheshin pasi nisën shkollën e lartë kur një mik i përbashkët i prezantoi.

Edhe pse Nicole kishte menduar gjithmonë se Berner ishte një djalë i lezetshëm, ata të dy nuk kishin qenë kurrë më shumë se shokë. Kuptohet që kjo situatë ndryshoi sapo i riu vendosi që të marrë kontrollin e çështjes.

Duke folur për UNILAD, Harris shpjegoi se Moreno i kishte thënë asaj se 'do të ishte e dashura e tij e parë'. Si përgjigje vajza i kishte thënë se duhet t'i japë disa arsye se pse ajo duhet të pranojë.

Por, edhe pse Nicole po bënte shaka, ditën tjetër ajo u përball me një prezantim në Power Point ku shpjegoheshin arsyet se duhej të dilte me Berner Moreno-n.

Moreno u shpreh:

Në atë kohë kishin si lëndë të folurin në publik dhe aty mësova se nëse do që t'i 'joshësh' njerëzit, atëherë duhet të kesh të dhëna dhe logjistikë...Isha shumë nervoz."

Pamjet e filmuara gjatë prezantimit u ndanë në Instagram nga Max Galyen, dhe më pas edhe në TikTok pages.

Njerëzve u pëlqeu shumë gjetja e 'goditur' e të riut dhe videoja është bërë virale duke marrë mijëra shpërndarje dhe 64,000 pëlqime.

Dhe, si përfundim, vajza tha "PO".

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit