I zoti kishte ndërruar jetë, qeni besnik e pret për 1 muaj rresht tek shinat e trenit ku ndodhi incidenti

Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 05.10.2019, 12:45

Një qen besnik ka ndenjur për një muaj në një stacion treni me shpresën se pronari do t'i kthehej një ditë.

Por, për fat të keq, Facundo Brusco, nuk u kthye më pasi ai kishte ndërruar jetë pikërisht në atë stacion treni. Qeni Toto ishte me pronarin e tij në El Jaguel, Buenos Aires kur Brusco ndërroi jetë më 14 gusht.

E ëma e Facundo-s, Karina, u shpreh për mediat se qeni dhe djali i saj rrinin shumë bashkë duke shtuar se Toto e shoqëronte gjithnjë gjatë rrugës që ai bënte për të shkuar në punë.

Për fat të keq 27-vjeçari kishte probleme me shëndetin mendor dhe madje kishte filluar të konsultohej me një psikolog. Gjithsesi, pasi luftoi për vite me radhë me depresionin, ai i mori vetes jetën tek stacioni i trenit.

Që prej asaj dite, Toto, si qen besnik që është, vazhdoi të rrinte tek pjesa e shinave ku ndodhi incidenti. Kjo zgjati për një muaj, derisa disa banorë aty pranë njoftuan një organizatë që merret me strehimin e kafshëve.

Pasi streha e kafshëve e bëri rastin publik në mediat sociale, e ëma e pronarit të tij të ndjerë e njohu dhe e mori sërish në shtëpi.

Burimi:UNILAD|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit