“Kemi një muaj që s’flasim”, Agron Llakaj bën “për ujë të ftohtë” vëllezërit binjakë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.10.2019, 08:40

Romeo dhe Donald Veshaj, dy aktorët e humorit, të cilët kanë qenë mjaft të përfolur sëfundmi në mediat rozë, kanë vendosur të bëjnë ndryshime të mëdha edhe në aspektin profesional. Ata kanë lajmëruar sëfundmi se nuk do të jenë pjesë e formatit të humorit "Al Pazar".

Kundrejt këtij lajmi ka reaguar Agron Llakaj, personi të cilin dy vëllezërit binjakë e quanin edhe "baba".

Gjatë emisionit të pasdites në Vizion Plus, aktori i humorit u shfaq i prekur nga ky largim i befasishëm i tyre, madje u shpreh se binjakët as nuk e kanë telefonuar më. Pavarësisht të gjithave, Agroni ka deklaruar se Romeo dhe Donaldi do e kenë gjithmonë një derë të hapur nëse vendosin të kthejnë kokën pas.

Teksa bën me dije se kanë rreth një muaj që nuk flasin, Llakaj shprehet se i ka mbështetur, i ka dashur dhe se është shumë i lumtur që i ka krijuar.

Ai tha:

Dera këtu është e hapur. Unë e kam treguar edhe kështu, që kur im bir u largua nga shtëpia, natyrisht ai përsëri im bir mbetet edhe pse vjen më rrallë. Ata ngelen përsëri prodhimi ynë, dhe uroj që ata të mbartin me vete dashurinë për Al Pazarin. Kam vënë re që në të gjitha promot që ne kemi vënë, ata nuk kanë klikuar dhe më ka habitur pak nuk e di pse, por më ka bërë përshtypje. Nuk kanë klikuar për ta parë, nuk e di nëse e ndjejnë si boshllëk. Megjithatë unë i kam dashur shumë, i kam mbështetur shumë dhe jam i lumtur që i kam krijuar. Uroj që në punën e tyre të kenë talentin, punën dhe mbi të gjitha mirënjohjen. Mos harrojnë ta kthejnë kokën mbrapa nga vijnë ku kanë ecur dhe ku do shkojnë”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit