JOQ Albania
Home

Nuk ka paguar taksat, ja me sa muaj burg është dënuar Diego Costa
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/10/2019 21:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një lajm tronditës ka ardhur sot për sulmuesin spanjoll Diego Costa. Sulmuesi i Atletico Madridit, ka marrë një dënim me burg për shkak të taksave që nuk ka paguar në periudhën para se të transferohej te Chelsea.

“Mundo Deportivo”, raporton se Costa është shpallur fajtor për një krim tatimor prej 1.1 milionë euro, diçka të cilët e ka pranuar edhe vetë futbollisti.

Për këtë futbollisti i Kombëtares spanjolle është dënuar me 6 muaj burg, dënim të cili gjithsesi nuk do ta bëjë. Thuhet se lojtari ka pranuar të paguajë një gjobë pre 600 mijë eurosh, në mënyrë që t’i shpëtojë dënimit me burg.

 

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/