JOQ Albania
Home

E pret Ribery, edhe “Messi francez” do transferohet falas te Fiorentina
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/10/2019 15:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi francez, Hatem Ben Arfa është një nga futbollistët me të shpejtë dhe më teknikë në botë, por kurrë nuk ka mundur dot të bëjë hapin e madh në karrierën e tij, kjo edhe për shkak të sjelljeve të tij disiplinore.

Aktualisht, francezi është lojtar i lirë që nga fundi të sezonit të kaluar, kur i mbaroi kontrata me klubin e Rennes, në Ligue 1.

Dikur e konsideruan si “Messi francez”, por karriera e tij mori një rrjedhë të çuditshme, sidomos pas transferimit te PSG-ja, ku qëndroi gjatë gjithë kohës në pankinën rezervë për shkak të konflikteve me ish-trajnerin Unai Emery.

“Tuttsport” raporton se 32-vjeçari është pranë transferimit falas te Fiorentina, i shtyrë edhe nga Franck Ribery. Të dy palët janë në bisedimet e fundit dhe zyrtarzimi është çështje ditësh.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/