JOQ Albania
Home

“Bomba” e Ibrahimoviç: Po vij në Serinë A që të fitoj titullin kampion
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 04/10/2019 10:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Sulmuesi suedez, Zlatan Ibrahimovic duket se nuk ka ndërmend të heqë dorë nga futbolli i luajtur. Ditën e djeshme, ai  ka festuar ditëlindjen e 38-të.

Megjithëse në modhë kaq të madhe, Ibra ka ende uri për të luajtur futboll, por edhe për të fituar.

Së fundmi, raportohet se interesim për suedezin ka shfaqur klubi argjentinas i Boca Juniorsit, por ka qenë vetë Ibra, i cili ka turbulluar edhe njëherë zërat e merkatos.

Sulmuesi i njohur i ka dërguar një mesazh një shokut të tij, duke i thënë se do të transferohej te Genoa, për të fituar titullin kampion.

Ai thotë:

Përshëndetje për Genaon, unë jam duke ardhur për të fituar përfundimisht Scudetton”.

Mbetet për t’u parë nëse Ibrahimovic do të bëjë një rikthim emocionues në Serie A, ku në të kaluarën ka veshur fanellat e Interit, Juventusit dhe Milanit.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/