JOQ Albania
Home

Kopjohet ideja e Ballist Morinës, dron me flamur në ndeshjen e Europa League
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 23:32

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Të gjithë e mbajnë mend mbrëmjen e 14 tetorit të vitit 2014 kur Ballist Morina ngriti në mes të Beogradit me dron flamurin e Shqipërisë së madhe.

Kjo skenë është përsëritur sërish sonte, por kësaj here në një stadium tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në ndeshjen mes Dudelanzh dhe Karabak të vlefshme për Ligën e Europës. Një dron i ngjashëm me atë të lëshuar nga Ballist Morina, në ndeshjes Serbi-Shqipëri, ka tërbuar tifozët miq të Karabakut.

Droni u shfaq në qiellin e Luksemburgut në minutën e 35-të të sfidës, duke tërbuar tifozët azerë, të cilët janë futur në fushë, teksa ndeshja u ndërpre për afro 30 minuta, për të rifilluar sërish.

Në dron ishte flamuri i Armenisë. Vlen të përmendet se Armenia dhe Azerjbaxhani nuk kanë raporte të mira mes tyre që pas konfliktit në vitin 1994.

Në momentin e shfaqejes së dorinit, futbollistët e Karabakut, të tërbuar, kanë nisur të qëllojnë me top dronin që valviste flamurin e Armenisë mbi stadium.

Në fushë kanë zbritur edhe tifozët miq të cilët kishin udhëtuar drejt Luksemburgut. Situata është qetësuar më pas dhe ndeshje ka vazhduar normalisht…

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/