Jahti që mban emrin 'Flying Fox' jo vetëm që është mjeti lundrues më i madh në botë çarter, por është gjithashtu për t'u admiruar nga 'pamja e jashtme'.
Flying Fox është ndërtuar në qershor të këtij viti dhe ka një gjatësi prej 236 metrash dhe një gjerësi prej rreth 23 metrash.
I ndërtuar nga prodhuesi gjerman i jahteve Lürssen, 'super bisha' e detit ka një hapësirë të bollshme për të siguruar 22 mysafirë dhe një ekuipazh prej 54 personash.
Brenda super jahtit ndodhen gjithashtu 11 salla pritjeje duke përfshirë edhe një suitë private në pjesën më të lartë me xhakuzin e vet privat si dhe një numër suitash VIP të cilat ofrojnë gjithashtu pamje spektakolare.
Për t'u ndërtuar ky mjet lundrues janë shpenzuar plot 400 milionë dollarë.
Sa i përket ambienteve të jashtme, të dizajnuara nga Espen Øino, në këtë jaht mund të gjeni një super pishinë, një tjetër platformë ekstra e gjerë për të notuar, një 'beach club' si dhe një vend të posaçëm për të bërë banjo dielli.
Flying Fox është jahti i 14-të më i madh në botë.
Burimi:superyachtfan.com|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania