JOQ Albania
Home

Antonio Konte ironizon keq Pikenë: Ka vdekur, ka vdekur!
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 15:21

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Interi u mund mbrëmjen e djeshme nga Barcelona me rezultatin 2-1, ndërsa gjatë ndeshjes ka ndodhur edhe një episod që ka acaruar jo pak trajnerin e Interit, Antonio Conten.

Tekniku italian i kontestoi jo pak herë vendimet e gjyqtarit. Gjatë një momenti të lojës, Pike ishte shtrirë në fushë dhe qëndroi aty për disa momente, gjë që ka nervozuar Konten.

Ai është kapur nga kamera duke i thënë gjyqtarit me ironi për Pikenë: “Është i vdekur, është i vdekur”.

Trajneri i Interit është përfshirë së tepërmi emocionalisht në ndeshjen e djeshme dhe ka shpërthyer ndaj arbitrit, që e ndëshkoi edhe me të verdhë.