JOQ Albania
Home

Griezmann foli për përçarje në ekip, Leo Messi i kundërpërgjigjet francezit
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 10:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Barcelona arriti një përmbysje spektakolare mbrëmjen e djeshme përballë Interin duke fituar me rezultatin 2-1 në ndeshjen e vlefshme për grupet e Champions League.

Dy golat e Luis Suarez ishin të mjaftueshëm për tre pikë, pavarësisht golit të Lautaro Martinez në fillimin e ndeshjes.

Para ndeshjes, Antonie Griezman, i ardhur te Barcelona në merkaton e verës, pretendoi se skuadra ende nuk lidhej siç duhej, por këto pretendime i ka hedhur poshtë kapiteni i ekipit, Leo Messi.

Pas ndeshjes ai u shpreh:

Natyrisht që nuk kemi asnjë problem. Ka një marrëdhënie të mirë nga të gjithë, jemi të bashkuar. Ne ishim të vetëdijshëm se momenti nuk ishte më i miri, ne patëm nevojë për këtë fitore për të dalë në rrugën e duhur, kështu që tani e tutje mund të shkojmë në një nivel tjetër”.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/