JOQ Albania
Home

“Plas” te Tottenhami, Eriksenit ia merr gruan shoku i skuadrës
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 03/10/2019 10:26

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tottenhami po kalon një periudhë mjaft të vështirë në kë fillim sezoni. Klubi anglez u turpërua para dy ditësh në Champions League 2-7 nga Bayerni dhe situata në klub është e rëndë.

Gjithsesi, sikur mos mjaftonte kjo, skuadra ka përçarje edhe brenda në ekip.

Ka zëra se bashkëshortja e mesfushorit danez, Christian Eriksen është duke e tradhtuar me shokun e tij të skuadrës së Totenhemit, Jan Vertongen.

Megjithatë, danezi i ka cilësuar si gjepura këto raportime.

Ishte "Daily Mail" që shkroi për një marrëdhënie mes bashkëshortes së Kristian Eriksenit dhe mbrojtësit belg. Ky lajm nuk është pritur mirë nga lojtarët.

Sipas mediave, kjo ka bërë që në dhomat e zhveshjes të klubit anglez para ndeshjes me Bayern të kishte tension. Situata te ky klub nuk është vërtet e mirë.

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/