JOQ Albania
Home

Filloi të ulëriste nga dhimbja, ky është i ‘çmenduri’ që la një gjarpër gjigant që t’i kafshonte krahun
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 02/10/2019 22:33

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një shkencëtar ‘i krisur’ ka lejuar një piton gjigant që ta kafshojë tek krahu në kuadër të një eksperimenti që realizoi.

Adam Thorn nga Australia është filmuar teksa i ofron zvarranikut të rrezikshëm krahun e tij për ta kafshuar duke i lënë një plagë të konsiderueshme pas.

Në videon e publikuar Thorn mund të shihet teksa thërret prej dhimbjeve ndërsa gjarpri i ngul dhëmbët në krah me gjithë agresivitetin e mundshëm.

Pas disa sekondash, një nga të pranishmit aty, Rob Alleva, mundohet që më ta largojë zvarranikun nga krahu i shkencëtarit.

Skena me kafshimin e pitonit u filmua për dokumentarin me seri që do të transmetohet tek History Channel e mban titullin “Mbretërit e Dhimbjes”.

Pas ‘eskperimentit’, Adam mbeti me një plagë të konsiderueshme në krah që mund të mbyllet pas një qepjeje të mirë.

Burimi:Mail Online|Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

***

Për t’u bërë pjesë e grupit mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI JOQ ALBANIA: https://m.facebook.com/groups/komunitetiJOQ/