Françeska Jaçe u bë e njohur për publikun pasi mori pjesë në Big Brother dhe që prej asaj dite ajo ka mundur që të jetë shpeshherë në qendër të vëmendjes me linjat e saj trupore që duken perfekte.
Por nga e thëna në të bërë është në mes një det i tërë...
Faqja "Vipat e Bllokut në Instagram" ka postuar disa foto të Françeska Jaçes pa photoshop.
Françeska ka pozuar në bikini të kuqe, por format e saj trupore janë ndryshe nga ato që ajo shfaq në Instagramin e saj.
Nuk dihet nëse këto janë apo jo të vërteta apo janë thjesht një përpjekje për të prishur imazhin e Françeskës, por deri më tani ajo nuk ka patur një reagim.